Ivan Perisic pritet të jetë i larguari i radhës nga Interi.
Anësori kroat nuk po bënë pjesë në planet e teknikut të ri të Interit, Antonio Conte.
Ka qenë vetë Conte që ditë më parë tha se Perisic nuk i përshtatet lojës së tij.
Kësisoj kroati ka pranuar të largohet nga Interi dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Ligue 1.
Monaco është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e kroatit.
Mediat italiane kanë raportuar se Monaco ka gati 30 milionë euro për transferimin e Perisicit.
Inter po kërkon 35 milionë dhe besohet se në fund dy skuadrat do të arrijnë marrëveshje për reprezentuesin kroat. /Telegrafi/