Anësori i Interit, Ivan Perisic, ka thënë se është i uritur dhe dëshiron të fitojë. Këto deklarata i ka bërë para ndeshjes së madhe ndaj Real Madridit.
Nerazzurrët udhëtojnë në Santiago Bernabeu për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve dhe luajnë për kreun e grupit.
Të dyja skuadrat e kanë siguruar kualifikimin nga Grupi D, ndërsa zikaltrit duhet të fitojnë, në mënyrë që të përfundojnë në vend të parë.

“Nuk ka ndonjë dallim të madh, luajmë me të njëjtin sistem dhe e njohim njëri-tjetrin për shumë vite. Forma është gjithmonë e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar pos faktit që kemi luajtur më mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Këtë vit e merituam kualifikimin, në vitin e kaluar ishim shumë pranë”, ka thënë kroati në konferencën për shtyp. /Telegrafi/