Ivan Perisic thuhet se do të largohet nga Tottenham Hotspur pas vetëm një sezoni dhe dëshiron të kthehet në Inter.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, kroati mund të largohet nga Londra e Veriut pas një sezoni të dobët në Ligën Premier, ë të cilin Spurs aktualisht janë jashtë top katërshes.
Largimi i Antonio Conte në mars, njeriut që solli Perisic në Tottenham, vetëm sa ka rritur gjasat që 34-vjeçari të mos luajë për Spurs sezonin e ardhshëm.
Ky medium pretendon se Perisic mund të ndikohet nga nostalgjia e kohës së tij me Nerazzurrët, pasi kishte fituar një Scudetto dhe Coppa Italia në dy vitet e fundit të qëndrimit të tij prej gjashtë sezoneve në Giuseppe Meazza.
Interi thuhet gjithashtu se shpreson të ulë koston e përgjithshme të pagave të lojtarëve, por megjithatë të mbajë nivelin e konkurrencës brenda skuadrës, gjë që mund ta bëjë Perisic, në moshën 34-vjeçare, një perspektivë interesante për sezonin e ardhshëm.
Në rast rikthimi të Perisic, emri që rrezikon të largohet është Robin Gosens, i cili ka pasur ulje-ngritje që nga transferimi i tij nga Atalanta dhe largimi i tij mund të sjell rreth 20 milionë euro në arkat e klubit. /Telegrafi/