Telegrafi

Perin shihet si zëvendësues i Alisson te Roma

Drejtori sportiv i Genoas, Diego Perinetti nuk përjashton mundësinë që Mattia Perin të bashkohet me Romën.

Giallorossi mund ta shesin gjatë verës portierin Alisson, ku raportohet se po kërkohet prej Real Madridit dhe Liverpoolit.

Është sugjeruar se Perin do të ishte një zëvendësim ideal dhe nuk përjashtohet mundësia e kalimit te kryeqytetasit.

“Unë mendoj se Monchi duhet të thotë nëse e dëshiron atë,” tha Perinetti në Radio Centro Suono Sport.

Perin

“Unë mendoj se Roma ka një portier me cilësi të jashtëzakonshme [Alisson], i cili po tregon vlera të larta gjatë këtij sezoni dhe kjo do të ketë nxitur interesin e shumë klubeve në mbarë botën”.

“Rrjedhimisht, nëse romakët do ta shisnin Alissonin, atëherë do të duhej të kuptojmë se kush mund të shkojë në Romë”.

“Unë kam thënë dhe do të përsëris në pafundësi se Genoa do të donte ta mbante Perinin sepse ka një perspektivë të madhe”.

“Nëse Romakët e duan Perinin, duhet të pyesni Monchin. Nëse Napoli e dëshiron atë do të duhet të pyesni [Cristiano] Giuntolin”.

Alisson

“Deri më tani nuk ka negociata për Perin, sepse derisa të sigurojmë statusin tonë Serie A ne nuk do të flasim për asgjë me askënd. Perin është një portier i cili mund të luajë një ekipe të mëdha, jam shumë i sigurt”, tha drejtori i xhenovianëve, Perinetti.

Theksojmë se Perin deri më tani ka luajtur 139 ndeshje në të gjitha garat për Genoan ndërsa Alisson është paraqitur në 29 raste për Romën. /Telegrafi/