Telegrafi

Perin: Ronaldo nuk është arrogant, por lojtar dhe njeri i madh

Portieri i Genoas, Matteo Perin ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk është arrogant dhe se është vërtet një lojtar i madh dhe i mirë me të gjithë.

27-vjeçari italian ka mbajtur tre herë portën e paprekur në nëntë ndeshje që nga kthimi i tij në Genoa, duke rikthyer pozicionin e titullarit, por ai ishte vetëm disa hapa larg nga një transferim në skuadrën portugeze Benfica verën e kaluar.

Pasi u bë zgjedhja e tretë në Allianz Stadium, Perin kërkoi një sfidë të re dhe zbulon sesi Ronaldo e ndihmoi atë gjatë lëvizjes së tij të parashikuar në Lisbonë.

Lexo po ashtu Ramsey: Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, karrierën mund ta mbyll në Cardiff

“Ronaldo nuk është arrogant”, ka thënë fillimisht Perin gjatë një bisede në Instagram me ish-portierit të Genoas, Roberto Stillo.

“Në verë, kur shkova të nënshkruaja për Benficën, gjë që nuk ndodhi, ai më ndihmoi të gjeja një shtëpi”.

“Ai më tha që po bëja një zgjedhje të shkëlqyeshme dhe foli shumë mirë për mua”.

“Në zhveshtore, ai është gjithmonë i gatshëm për të gjithë. Ai është vërtetë një lojtar i madh”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/