Portieri i Përfaqësueses së Italisë dhe Genoas, Mattia Perin, nuk mund ta besojë se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, ka vdekur në moshën 31 vjeçare.
Mbrojtësi italian u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelin në mëngjesin e së dielës, ai vdiq në gjumë nga arresti kardiak.
Si rezultat, të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A dhe B u anuluan.
Kur lajmi për vdekjen e Astorit u bë publik, ndeshja e Genoas dhe Cagliari ishte pak minuta larg fillimit, por ishte Perini ai që vrapoi menjëherë nga fusha në lot me të marrë lajmin.
“Nuk mund të besoj se kjo është e vërtet. Nuk mund ta heq nga koka”, shkroi Perin në Instagram.
“Është një nga ato goditjet që të thyen këmbët dhe të ndan zemrën, kemi kaluar shumë momente fantastike së bashku. Në fushë ishte i përulur dhe kundërshtar i drejt, i fundit që heq dorë dhe i pari që të ngushëllon”.
“Ne kaluam momente fantastike në Coverciano (qendra stërvitore e përfaqësues së Italisë), gjatë drekave dhe darkave në cepin e tavolinës, kishim një ton të qeshurash!”.
“Kjo është ajo se si do të mbaj mend, me buzëqeshje në fytyrë. Lamtumirë Davidone”, shkroi për fund Perin. /Telegrafi/