Telegrafi

Perin: Mund të largohem

Mattia Perin në ndeshjen kundër Bolognas (Foto: Getty Images)

Portieri i Genoas, Mattia Perin, thotë se mund të largohet gjatë verës pasi dëshiron të testojë vetën në Ligën e Kampionëve.

Italiani është pjesë e Rossoblu që gjashtë sezone dhe mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re.

“Nuk mund ta fsheh, si 25-vjeçar dua të testo vetën në Ligën e Kampionëve”.

Mattia Perin në ndeshjes mes Interit dhe Genoas në Stadio Luigi Ferraris (Foto: Getty Images)

“Mbi të gjitha dua të kuptoj se a meritoj të luaj në nivele të atilla. Nëse kam rasti, do ta mendoj seriozisht”.

“Mund të largohem, por edhe të qëndrojë”, ka thënë Perin.

Lexo po ashtu Genoa i cakton çmimin e largimit portierit Perin

Portieri i Genoas në vitet e fundit është kërkuar nga shumë skuadra italiane dhe evropiane.

Së fundi emri i tij është lakuar edhe nga tifozët e Interit si zëvendësues i Samir Handanovic. /Telegrafi/