Rrjeti social X (ish-Twitter) i ka thënë BE-së se ka fshirë ose ka identifikuar “dhjetëra mijëra pjesë të përmbajtjes” në lidhje me dezinformatat që kur Hamasi sulmoi Izraelin.
Shefja ekzekutive e kompanisë, Linda Yaccarino tha se X ka fshirë qindra llogari, transmeton Telegrafi.
BE-ja i kishte dhënë platformës një afat 24-orësh për të dhënë sqarime se si po punon në këtë drejtim në përputhje me ligjin evropian.
Platforma nisi masat pasi u tha se kishte pasur një rritje të dezinformatave në rrjetin social në lidhje me konfliktin si imazhe të modifikuara dhe video të keqinterpretuara.
BE tha më parë se kishte “indikacione” se X po përdorej për “përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe dezinformatave” në Evropë.
Kompanisë Meta gjithashtu i është dhënë një paralajmërim i ngjashëm për dezinformimin – dhe një afat 24 orësh – nga BE.
BE nuk pranoi të komentonte nëse kishte marrë një përgjigje nga Meta, por një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se janë në kontakt me ekipet e pajtueshmërisë së kompanisë. /Telegrafi/