Telegrafi

Përgjysmohet numri i refugjatëve në kampin ”Vunojug” në Gjevgjeli

Përgjegjësit e kampit ”Vinojug në Gjevgjeli, bëjnë të ditur se numri i refugjatëve në këtë qendër thujase është përgjysmuar. Tani ka vetëm 36 refugjatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, 10 prej tyre janë burra, 15 janë gra dhe 11 janë fëmijë. Pjesa tjetër e refugjatëve është kthyer në territorin grek, pas kërkesës së tyre për kthim.

Policia kufitare bën të ditur se situata në kufirin jugor është stabile dhe e qetë. Një konfirmim të këtillë e bëri edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski./Telegrafi/