Menjëherë pas përgjimeve të reja të Bild, ku është publikuar edhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama me zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Keshin, ku sipas gazetës gjermane personi ishte i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.
Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se këto përgjime janë bërë për shantazh.
“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me ‘zbulime gjermane’, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24?”, ka shkruar Rama.
Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24?
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019
Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019
Ai ka ftuar Prokurorinë që të bëjë hetimet e nevojshme.
“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/