Telegrafi

Përgjigja e Morinhos kur u pyet se çfarë ndodhi ndaj West Hamit: Futboll!

(Foto: Instagram/josemourinho)

Jose Mourinho është përgjigjur në mënyrën e tij të veçantë kur është pyetur se çfarë ndodhi në takimin ndërmjet West Ham United dhe Tottenham Hotspurt që përfundoi me rezultat të barabartë.

Spursat shënuan tre gola në 16 minutat e para të takimit, mirëpo nga minuta e 82-të deri në fund të sfidës pranuar tre gola, për ta lëshuar fitoren nga dora.

Dhe kur u pyet nga gazetarët se çfarë ndodhi, përgjigja e Mourinhos ishte e thjeshtë dhe e shkurtë: “Futboll”.

Ai ka thënë se West Hami ka përparuar shumë si skuadër dhe u ka dhënë merita, mirëpo është shprehur i pakënaqur me mënyrën si u mbrojt ekipi i tij në fazat e fundit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Turpërohet Tottenhami i Mourinhos: Shënuan tre gola për 16 minuta – pranuan tre sosh në mënyrë skandaloze ndaj West Hamit

Sipas trajnerit, Harry Kane dhe Gareth Bale kanë pasur raste që t’i japin fund dyshimit për fituesin, por të zgjedhurit e tij merituan të ndëshkoheshin, pasi që bënë gabime.

Për më shumë, Mourinho u kishte thënë lojtarëve të tij në pauzë që të vazhdonin të luanin njësoj përkundër epërsisë së lartë, mirëpo përqendrimi i tyre ra në minutat e fundit të takimit. /Telegrafi/