Reperi Getinjo ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ku krahas spektaklit është dashur t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve në sfidën ‘Paintball’.
Një prej temave më të përfolura në skenën muzikore shqiptare është lidhja e reperit Mozzik (që është vëllai i Getinjos) me reperen Loredana Zefi.
Pas ndarjes së çiftit që kanë një vajzë bashkë, mediat rozë kanë spekuluar vazhdimisht për një ribashkim të tyre.
Dhe gjatë emisionit televiziv që transmetohet në Top Channel, Getoar Aliu është pyetur se ‘A janë ribashkuar Mozzik dhe Loredana?’.
“Këta e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë të ndarë kurrë e përjetë, se vajza i bashkon”, ishte përgjigja e Getinjos. /Telegrafi/