Site icon Telegrafi

Përgjigja e fundit e Xhakës ndaj De Biasit: Italiani po gënjen

‘Telenovela’ mes Gianni de Biasit dhe Taulant Xhakës ka vazhduar edhe ditën e sotme.

Pas fjalëve të trajnerit se Xhaka është refuzuar nga Zvicra dhe për këtë ka zgjedhur Shqipërinë, ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti.

Ai në një prononcim për të përditshmen shqiptare ‘Panorama Sport’, ka thënë se trajneri italian po gënjen.

“Është gënjeshtër. Unë të kisha pritur edhe vetëm një vit do të kishte qenë tjetër situatë ndoshta”, ka thënë Xhaka duke aluduar se mund të kishte veshur fanellën e Zvicrës por që nuk ka dashur ta presë Përfaqësuesen helvetike.

“Megjithatë, unë gjithmonë kam dëshiruar të luaj për Shqipërinë me zëmër dhe me shpirt se jam shqiptar! Babanë dhe gjyshin i kam shqiptarë, kurse ai është italian e s’ka aspak gjak shqiptari!”, ka përfunduar Xhaka.

Futbollisti prishtinas është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se sa të është në krye të Shqipërisë trajneri italian ai nuk do të pranojë të vihet nën urdhrat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version