Site icon Telegrafi

Përgjigja e botës së modës për murin e Trumpit (Foto)

Java e modës në New York është kthyer në një ‘aktivitet’ politik kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ndërkohë e gjitha kjo erdhi si pasojë e veprimeve dhe paralajmërime të tij të fundit.

Sikur të mos mjaftonte vendimi që ka marrë për ndalimin e myslimanëve nga tetë vendet e botës për të hyrë në SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lëshojë një tjetër urdhër për ndalimin e myslimanëve.

Lexo po ashtu Lindsay Lohan: Pas studimit të Kuranit, ndjehem e frikësuar që të marrë rrugën drejt Amerikës (Foto)

Ka qenë pikërisht sfilata e Calvin Klein, ajo e cila me anë të promovimit të veshjeve të reja, transmetoi tek publiku edhe disa mesazhe revoltuese kundër Trumpit.

Një nga kreatoret meksikane kishte veshur një palë mbathje, në të cilat shkruhej: “Të q*** murin tënd”, ndërsa të gjitha modelet kishin veshur bluza, në të cilat shkruhej: “Të gjithë jemi qenie njerëzore”.

E gjithë sfilita është përcjellur nën ritmet e këngës “Thi is Not Amerika” të këngëtarit David Bowie. /Telegrafi/

 

Exit mobile version