Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, i ka hedhur poshtë njoftimet se klubi i tij është në bisedime me Real Madridin për transferimin e James Rodriguezit.
Mesfushori kolumbian ka pasur një sezon të vështirë te Los Blancos dhe është raportuar për largimin e mundshëm të tij.
Kampioni i Francës është përmendur si destinacioni i mundshëm i 24-vjeçarit para fillimit të sezonit 2016/2017.
“Nuk është e vërtetë se tashmë kemi biseduar me James”, ka thënë kreu i PSG-së.
Në ndërkohë, edhe Manchester Unitedi interesohet për shërbimet e tij. /Telegrafi/