Telegrafi

Përgënjeshtrohet lajmi se Eminem është infektuar me coronavirus

Eminem (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Lajmet e rrejshme vazhdojnë të qarkullojnë në mediat sociale dhe në ueb-faqe të ndryshme në internet dhe shpesh shënjestër e tyre janë personalitetet e njohura.

Një viktimë e këtyre lajmeve është bërë reperi i famshëm amerikan, Eminem, për të cilin u publikua një lajm fals.

Lexo po ashtu Eminem më në fund del me deklaratë zyrtare për të sqaruar ata që u ofenduan nga kënga e tij në lidhje me sulmet e Manchesterit

Dhe derisa në gjithë botën ekziston frika e përhapjes së virusit të ri vdekjeprurës, autorët e lajmeve të tilla e kanë shfrytëzuar momentin.

Një publikim shkruante: “Reperi Eminem është i famshmi i pare që është diagnostikuar me coronavirus në vitin 2020”.

Mirëpo, faqja e konfirmimit të fakteve, Snopes, e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke kërkuar nga autori që të mos shpërndarë lajme të tilla të rrejshme. /Telegrafi/

(Foto: Snopes)