Telegrafi

Përgënjeshtrohen lajmet nga Ancelotti: Nuk e kam kërkuar rikthimin e Ronaldos

Carlo Ancelotti ka reaguar rreth lajmeve që e lidhin Cristiano Ronaldo me një rikthim te Real Madridi.

Është raportuar në mediat ndërkombëtare se 37-vjeçari dhe Juventusi nuk duan të vazhdojnë më tej bashkëpunimin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë me Zonjën e Vjetër edhe për një vit, derisa Paris Saint-Germaind he Manchester City nuk i duan shërbimet e tij.

Në lidhje me Real Madridin, Ancelotti ka thënë se ai e respekton shumë Ronaldon dhe se është legjendë e klubit, mirëpo nuk e ka kërkuar rikthimin e tij në këtë verë.

“Cristiano Ronaldo është një legjendë e Real Madridit dhe unë vërtetë e respektoj atë. Por, unë nuk kam kërkuar asnjëherë ose nuk kam planifikuar transferimin e Cristianos në këtë verë. Jemi duke shikuar përpara”, ka thënë strategu italian.

Këtu duket se marrin fund spekulimet rreth rikthimit të portugezit në Spanjë, derisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë. /Telegrafi/