Site icon Telegrafi

Përgatitje për një Brexit pa marrëveshje, burri blen aq shumë gjëra sa që gruaja e quan “të çmendur” (Foto)

Një grua e ka quajtur burrin e saj “të çmendur” pasi ka shpenzuar më shumë se 600 funte në një dyqan, si një përgatitje për një Brexit pa marrëveshje.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Juliet East ka shfrytëzuar Twitter-in për të ndarë një fotografi të blerjeve në një supermarket, e cila ndër tjerash përmban edhe 144 rrotulla letrash higjienike.

Pas shikimit të listës që ai mendonte se do të duheshin për të mbajtur si rezervë, Toni Smollett vendosi të blinte gjëra në vlerë prej 658.29 funtesh.

“Unë nuk mendoja se ai do të blinte kaq shumë”, tha ajo. “Ai thjesht u çmend dhe bleu shumë gjëra”.

Ai ishte duke qeshur me situatën dhe tha se nuk dëshiron që dikush online të mendojë se vërtet është i çmendur. /Telegrafi/

Exit mobile version