Site icon Telegrafi

Përgatitje për luftë? Putin, papritmas urdhëron testimin e Forcave Ajrore!

Presidenti rus, Vladimir Putin, të martën urdhëroi një inspektim të papritur të Forcave Hapësirë ajrore, në mënyrë që të vlerësojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qëllimi është për të vlerësuar gatishmërinë e forcave për të kryer udhëzimet dhe detyrat luftarake, sipas Shoigu.

Një inspektim surprizë i Forcave të Hapësirës ajrore do të bëhet “me urdhër të komandantit suprem të Forcave të Armatosura”, tha Shoigu, gjatë një takimi të nivelit të lartë.

Gjatë inspektimit, i cili përfshin vendosjen e trupave në alarm, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet “vendosjes së mbrojtjes anti-ajrore për kohë lufte”, tha ministri.

Masat e sigurisë duhet të respektohen në mënyrë rigoroze gjatë inspektimit, tha ai, duke shtuar se duhet pasur kujdes edhe në dëmtimin e pronës dhe të shmanget ndikimi negativ i tyre në ruajtjen e mjedisit.

Rusia ka rritur lëvizjet ushtarake dhe ka shpallur planin për të zgjeruar ushtrinë e saj pas 2017-ës, përfshirë edhe rritje të numrit të tankeve, automjeteve të blinduar dhe avionëve luftarakë. /Telegrafi/

Exit mobile version