Site icon Telegrafi

Përgatitësi atletik i Kosovës tregon një prapaskenë interesante para ndeshjeve kualifikuese: Ekip me mentalitet fitues, shembulli më i mirë Rashica

Përgatitësi atletik i Përfaqësueses së Kosovës, Thomas Richard, ka thurë elozhe për yllin vushtrrias, Milot Rashica, por edhe për gjithë ekipin përfaqësues, të cilët sipas tij kanë mentalitet fitues. 

Kosova ka zhvilluar dy ndeshje për eliminatoret e Euro 2020 duke arritur rezultate të mira, nga dy ndeshjet duke marrë katër pikë.

Në udhëtimin e parë te Mali i Zi, Kosova barazoi 1-1, ndërsa fitoi 3-2 në udhëtimin e vështirë në Sofje ndaj Bullgarisë.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Rezultatet e mira janë përkufizuar si mentalitet fitues nga përgatitësi atletik Richard, i cili ka dhënë shembullin më të mirë me Rashican.

Shembulli i Milot Rashicës”, titullohet shkrimi i Richard në profilin e tij në Instagram.

“Së bashku me gjashtë lojtarë tjerë që përfunduan sezonin më herët, Miloti u trajnua me ne disa ditë para takimit zyrtar të ekipit përfaqësues të Kosovës”.

“Edhe pse ai vinte nga një sezon i suksesshëm me Werderin dhe kishte luajtur ndeshjet e plota çdo javë, ai vendosi të bashkohet me trajnimet më herët se ne që i kërkuam atij”.

Lexo po ashtu Nga stadiumi ku u rritën yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Florent Hasani – sot krenohemi me ta, por kushtet në të cilat punuan dhe punojnë janë tejet të rënda

“10 ditë më vonë kemi luajtur dy ndeshje kualifikuese, ai ishte i përfshirë në të gjitha golat, shënoi dy herë dhe dha një asistim”.

“Nuk po flas për gjendjen fizike këtu. As rreth golave, as për Rashicës. Po flas për mentalitetin fitues të tij. Jam duke folur për ekipin përfaqësues të Kosovës”, ka shkruar Richard. /Telegrafi/

Exit mobile version