Telegrafi

Përfundon UNUM Festival pasi i bëri bashkë 5 elementet e jetës – rërën, muzikën, pishat, detin e malet!

Gjithmonë momentet e mira përfundojnë shpejt, në këtë mes padyshim që hyn festivali madhështor Unum Festival.

UNUM Festival, ashtu siç filloi me madhështinë e vet ashtu dhe mbaroi duke na lënë kujtime të paharruara për 6 ditë radhazi.

Java e parë e muajit qershor filloi në det, me muzikë 24 orë pa ndalesë, afër malit, të rrethuar nga pishat dhe nën shoqërinë e njerëzve tuaj më të preferuar, me një fjalë të gjitha këto elemente ose momente të mira kanë një emër, UNUM Festival.

UNUM Festival e mbylli edicionin e tretë me 18 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota në plazhin e bukur të Rërës së Hedhur në Shëngjin, Shqipëri.

Në kujtimet tuaja do mbeten dhe emrat e njohur ndërkombëtarë të muzikës elektronike që u kujdesen për atmosferën e çmendur tuajën:

Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea etj.

Për çdo detaj për festivalin tënd të preferuar klikoni në unumfestival.com!