Site icon Telegrafi

Përfundon takimi Zaev-Ahmeti, nuk bisedohet për flamurin dhe gjuhën shqipe

Pas dy orëve e më shumë ka zgjatur takimi mes mandatarit Zoran Zaev edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në selinë e LSDM-së, por asnjëri nuk kanë dhënë deklarata për atë se çfarë kanë biseduar. Ahmeti edhe në hyrje edhe në dalje të takimit nuk ka dhënë deklaratë për media, por shkurt ka thënë se gjatë ditës për përbërjen e qeverisë së re, do të jepet gjatë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov njoftoi përmes kumtesës partiake. Shilegov theksoi se shpreson në mbylljen e shpejtë të bisedimeve dhe formimin e shpejtë të qeverisë.

‘Është çështje e parëndësishme e alokimit ministror. Interesi i Maqedonisë është për të ndryshuar parimet dhe të kthejmë parimet e veprimit, me të cilën qytetarët do të ndjehen në qeverinë e tyre. Diskutimet janë në vazhdim. Pasi të përfundojnë, më vonë ne mund të flasim për alokimin e sektorëve. Është shumë e rëndësishme që qeveria e re të funksionojë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme’, tha Shilegov.

Shilegov theksoi se në negociata do përfshihen të gjitha partitë që kanë vënë nënshkrimet për të qenë pjesë e shumicës së kooalicionit parlamentar. /Telegrafi/

Exit mobile version