Site icon Telegrafi

Përfundon takimi Rama-Merkel, diskutojnë mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.

Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverise shqiptare për raportin e Komisionit Evropian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. /tch/

 

Exit mobile version