Site icon Telegrafi

Përfundon takimi LVV-LDK, Mustafa nuk flet për mediat

Ka përfunduar takimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit është parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës aty ku edhe është zhvilluar takimi.

Mustafa pas takimit nuk është prononcuar për media, gjë kjo e cila lë në dyshim arritjen e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, zyrtarë të LVV-së ende nuk janë parë të kenë dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova)

Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Lexo po ashtu Takim i ri Kurti-Mustafa

Kujtojmë se LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takime të shpeshta, mirëpo këto parti kanë hasur në disa pengesa sa i përket pozitës së presidentit. LDK ka kërkuar që pozita e presidentit të përfshihet në marrëveshje, ndërsa nga LVV kanë thënë se tani nuk duhet biseduar për këtë post./Telegrafi/

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova)

 

Exit mobile version