Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar.
Ky takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave, raporton Telegrafi.
I pranishëm në takim ka qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit ka qenë taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar dallime ndërmjet Veselit dhe Haradinajt.
Gjithashtu gjatë ditës është raportuar se këshilltari i presidentit Trump, John Bolton do të telefonojë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Thaçi. /Telegrafi/