Site icon Telegrafi

Përfundon takimi i Lajçakut me Mustafën, nuk deklarohet për medie

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarë të kësaj partie.

Lajçak i cili në këtë takim ishte i shoqëruar nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas takimit nuk është prononcuar për media, duke thënë se këtë do ta bëjë pasi të përfundojë gjitha takimet.

Diplomati sllovak pritet të shkojë në selinë e AAK-së për t’u takuar me zyrtarët e kësaj partie./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version