Telegrafi

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk flasin për medie

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit e Isa Mustafës, por ata nuk kanë folur për media lidhur me atë se çfarë është biseduar në takim.

Nga takimi ka dalë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili nuk është prononcuar për medie.

“Do ta lëshojmë komunikatën për medie. Do të vazhdojmë të hënën me takim”, tha ai shkurt, raporton EO.

Para këtij takimi, lideri i VV-së, Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe se do të lëshohet vetëm komunikata për medie.

“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë. Takimet dhe puna vazhdojnë, do ta kurorëzojmë së shpejti”, u shpreh Kurti.