Site icon Telegrafi

Përfundon sot kontrolli publik i Listës Zgjedhore, KSHZ-ja nënshkruan Listën më 27 nëntor

Bashkë me skadimin e afatit për dorëzimin ë listave të deputetëve nga partitë politike sonte në mesnatë përfundojnë edhe afatet për kontrollin publik në Listën zgjedhore, për paraqitjen e shtetasve të Republikës së Maqedonisë për votim jashtë vendit dhe për ripërtëritjen e të drejtës zgjedhore të personave me regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe kontrollet administrative të Listës zgjedhore.

KSHZ-ja ka bërë të ditur se deri dje në orën 14:00 janë paraqitur 16.720 shtetas të Maqedonisë për votim të cilët jetojnë jashtë vendit nga të cilët 14.156 janë pranuar, janë refuzuar 208, ndërsa në përpunim janë 2.356.

Në lidhje me 29.858 regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe administrative të Listës zgjedhore, për rregullimin e të drejtës zgjedhore kanë aplikuar 1.043 qytetarë. KSHZ-ja ka pranuar 1.005 aplikime, përderisa 38 janë në përpunim.

Deri nesër në mesnatë është afati i fundit që këta persona ta rregullojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

Listën zgjedhore KSHZ-ja duhet ta nënshkruajë më 27 nëntor./Telegrafi/

Exit mobile version