Telegrafi

Përfundon sondazhi, lexuesit e Telegrafit zgjedhin fituesin e El Clasicos (Foto)

Jemi një orë larg derbit më të madh në botën e futbollit, atë në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Lexuesit e Telegrafit besojnë se ky takim do të fitohet nga Los Blancos.

Në sondazhin tonë kanë marrë pjesë mbi 13 mijë lexues për 24 orë dhe rezultat janë:

55 për qind të votuesve mendojnë se Reali do të fitojë.

Pesë për qind se ndeshja do të përfundojë me barazim.

40 për qind se Barcelonë do të fitojë në Bernabeu. /Telegrafi/