Site icon Telegrafi

Përfundon sezoni 2021/22 në Bundesliga – Bayerni vazhdon dominimin, Stuttgart shpëton në xhiron e fundit dhe Hertha mbetet në barazh

Ka përfunduar edicioni 2021/22 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga me disa rezultatet mjaftë befasuese në xhiron e fundit.

Kampionët e ri të Gjermanisë, Bayern e kanë mbyllur me barazim 2-2 këtë edicion në udhëtim te Wolfsburg, ku Stanisic dhe Lewandowski shënuan për bavarezët derisa Mind e Kruse për vendasit.

Në Ligën e Kampionëve kanë shkuar edhe Borussia Dortmund nga vendi i dytë, Bayer Leverkusen nga vendi i tretë si dhe RB Leipzig nga pozita e katërt.

Nuk kanë munguar befasitë sa i përket skuadrave që kanë kapur një vend që i dërgon në Ligën e Evropës.

Kësisoj në fazën e grupeve të Ligës së Evropës kanë siguruar një biletë ekipet si Union Berlin nga pozita e pestë dhe Freiburg nga e gjashta.

Në vendin e shtatë e ka mbyllur Koln që do të shkoj direkt në Ligën e Konferencës.

Garë jashtëzakonisht interesante ka qenë sa i përket mbijetesës, ku tanimë janë mësuar dy skuadrat që kanë rënë direkt në Bundesliga 2.

Me elitën e futbollit gjerman janë përshëndetur Greuther Furth nga pozita e fundit dhe Arminia Bielefeld.

Ndërkohë Stuttgart ka arritur t’i shpëtoj rënies, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Kolnit 2-1 për ta përfunduar këtë edicion në vendin e 15-të.

Hertha Berlin nga ana tjetër ka mbetur në barazh, pasi pësoi humbje në udhëtim te Borussia Dortmund 2-1, ku ishin në epërsi pas 45 minutave të para por në fund u mposhtën për të mbetur në barazh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version