Telegrafi

Përfundon sezona dimërore, nga sot gomat e dimrit nuk janë të obligueshme

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e pëlqejnë sezonën dimërore dhe përtojnë të drejtojnë automjetin gjatë kësaj sezone, më në fund “doli” vera.

Nga sot 15 mars, përfundon sezona dimërore, ku drejtuesit e veturave ishin të obliguar t’i baritnin pajisjet dimërore duke përfshirë edhe gomat e dimrit.

Sezona dimërore ishte nga 15 nëntori e deri më sot 15 mars, shkruan Telegrafi.

Nga sot e deri më 15 nëntor të këtij viti në komunikacion llogaritet sezonë verore. /Telegrafi/