Site icon Telegrafi

Përfundon seriali “O Sa Mirë”, sezoni i ri me ndryshime

“O sa mirë” tashmë konsiderohet si një prej serialeve më të pëlqyera në vendin tonë.Protagonistët e kësaj komedie televizive deri më tani janë kujdesur për të nxitur të qeshura te publiku që po i qëndron besnik këtij seriali.

Por, duket se këtij sezoni të “O sa mirë” i erdhi fundi, pasi burime të afërta me Telegrafin kanë bërë të ditur se këtë javë mbaron episodi i fundit i serialit të shumë pëlqyer.

Pas një viti të vështirë ky serial është duke u mbyllur me sukses por doli që të jetë i fundit pasi ‘Llukmanoja’ bashkë më shokët e tjerë kanë vendosur që përgjithmonë ta mbyllin kolegjin “O sa mirë”.

O sa mirë

Pas mbledhjes së bordit ata kanë vendosur t’i futen jetës politike dhe pritet të formojnë partinë politike “OSM”. Në tetor planifikohen të mbahen zgjedhjet, ku partia OSM do të marrë pjesë ne zgjedhje me të gjithë stafin e saj intelektual.

Se a do t’i fitojnë këto zgjedhje, pritet të shohim në vazhdim, por që Telegrafi do të bëjë edhe një intervistë me zëdhënesen e partistë OSM, Sasën për të kuptuar detaje më të hollësishme.

Theksojmë se në fund kjo parti po ashtu do të riorganizohet me prurjet nga stafi i vjetër i këtij kolegji. /Telegrafi/

 

Exit mobile version