Site icon Telegrafi

Përfundon seanca e Kuvendit për menaxhimin e COVID-19, Osmani kërkon harmonizim të dy rezolutave të propozuara

Mungesa e kuorumit, ka pamundësuar procesin e votimit të dy rezolutave të propozuara nga LVV e PDK, për situatën pandemike me COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në sallë janë vetëm 40 deputetë, andaj ajo ftojë dy partitë që paraqitën projekt rezolutat që ato t’i harmonizojnë dhe ta dërgojnë për votim një të vetme.

“Kështu do të kishte mundësi ta kemi së paku një rezolutë”, tha Osmani.

Me këtë janë mbyllur punimet e seancës për raportimin e kryeministrit Hoti dhe debat parlamentar, që kishte nisur dje. /Telegrafi/

Exit mobile version