Përfundon seanca dëgjimore ndaj policit të dyshuar për rastin e të miturës në Drenas
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj policit V.V., të dyshuar për rastin e të miturës në Drenas.
Mbrojtës i të dyshuarit për dhunim të 16 vjeçares, avokati Bekim Kafexholli, ka thënë se ajo që është deklaruar në media nuk qëndron krahasuar me dyshimet e prokurorisë.
Madje, ka kërkuar lirimin e V.V., me procedurë të rregullt.
“Mediat kanë dhënë prononcime për V.V., por ato që e kanë ngarkuar nuk qëndrojnë. Klienti jem për veprat që ngarkohet nuk ka të bëj fare, dhe konsideroj se duhet të lirohet me procedurë të rregullt”, ka thënë tutje avokati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashkruar kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit ndaj V.V, policit i cili dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht një të mitur nga Drenasi./Telegrafi/