Ylli brazilian, Neymar pritet të mbetet edhe këtë verë tek skuadra e tij franceze, Paris Saint-Germain.
Saga e transferimit të Neymarit është afër përfundimit të saj dhe lojtari nuk do të shijojë përfundimin e lumtur që ai dëshironte.
Ylli brazilian thuhet se ka hequr dorë dhe i ka thënë drejtuesve të Paris Saint-Germain se ai do të qëndrojë në klub.
Vendimi i Neymarit mendohet se ka ardhur duke pasur parasysh që parisienët ishin duke bërë shumë më tepër për ta mbajtur sesa Barcelona ishin të gatshëm ta transferonin.
Sipas mediumit francez L’Equipe, Neymar tashmë i ka thënë familjes së tij se do të qëndrojë në kryeqytetin francez.
Përfaqësuesit e lojtarit i kanë njoftuar të dy klubet e përfshira se ai është gati të vazhdojë me PSG-në. /Telegrafi/
Voici les unes du journal L'Équipe ce dimanche 1er septembre.
📰 Le journal > https://t.co/fem3EBNQwC
📱 La numérique > https://t.co/GjEPZcto0a pic.twitter.com/mx09RaETjI— L'ÉQUIPE (@lequipe) August 31, 2019