Pirro Beati është banori i radhës që u largua nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.
Ai ndërpreu rrugëtimin e tij dhe ka humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në televotimin që u hap gjatë spektaklit të nominuar të tjerë ishin: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Kiara Tito dhe Deamishel.
Ndonëse ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë, fotografi ka qenë më i qetë dhe më i tërhequr në lojën e tij.
Pas eliminimit, Beati theksoi se e gjithë situata në shtëpi ishte kthyer në monotoni dhe në një situatë të mërzitshme.
Çdo debat sipas tij, ishte përsëritës, ndaj nuk është përfshirë në asnjërin prej tyre.
“Kjo ndoshta më penalizoi. U fokusova shumë për të studiuar njerëzit”, tha tutje artisti. /Telegrafi/