Rezultatet e votimit të dytë në garën e lidershipit konservator i ka shpallur Sir Graham Brady.
Suella Braverman është eliminuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota se kandidatët e tjerë, gjegjësisht 27 sosh.
Më i votuari është Rishi Sunak, i cili ka marrë besimin e 101 anëtarëve të Komitetit të 1922, raporton skynews.
Indiani e ndjekë një grua, Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt, e cila mblodhi 93 vota.
Kujtojmë se fituesi do ta pasojë në krye të partisë Boris Johnsonin, i cili ka dhënë dorëheqje pas një numër skandalesh nga stafi i tij në kryeministri.
Rezultatet janë si më poshtë:
Kemi Badenoch – 49
Suella Braverman – 27
Penny Mordaunt – 83)
Rishi Sunak -101
Liz Truss – 64
Tom Tugendhat – 32 /Telegrafi/