Prej kohësh spekulohej se dyshja Mozzik dhe Loredana kishin ftohur raportet dhe se e vetmja gjë që po i mbante bashkë ata të dy, ishte vajza e tyre Hana.
E duket tashmë një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vet Loredana, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ajo ka shkruar se se po distancohet nga Mozzik për një kohë, për t’i lënë hapësirë dhe kohë të mjaftueshme për t’u menduar për të ardhmen, për të marrë një vendim definitiv.
Tutje, reperja nga Ferizaj bën gjithashtu të ditur se do të vazhdojë e vetme në turneun, “Bonnie and Clyde”, që ajo ka paraparë ta mbajë gjatë vitit 2020.
“Tani e tutje jam një nënë beqare, gjë e cila më bënë vetëm më të fortë”, shkruan ndër të tjerash në postimin e saj në gjuhën ggjermane, Loredana.
Të gjithë fansat e mi, siç ju e dini dhe keni dëgjuar, unë nuk po shfaqem së bashku me Mozzikun. Arsyeja pse mund ta paramendoni shumica, unë dhe Mozzik kemi vendosur së bashku që lidhja jonë të kalojë në pauzë ,si nga ana private edhe ajo biznesore. Kjo për mua do të thotë shumë për ndryshimet në lidhje me familjen edhe biznesin, por edhe pas këtyre gjërave unë nuk do ta ndal punën, veç se do të punoj më shumë, pas vendimeve ne jeten private unë dhe Mozzik kemi vendosur që “Ich die Bonnie and Clyde”, ta kaloj vet si turne. Neve na duhet kjo ndarje që ndoshta në të ardhmen e afërt prap ta gjejmë vetën. Nga tash do ta sjellë bukën vet në shtëpi dhe për këtë arsye do të punoj ende më shumë dhe do t’i jap gaz punës, mund t’ju premtoj që gjatë turneut që do ta kem, do të jap mskimumin tim. Nga tash jam një nënë që rrit fëmijën e vetme, gjë që më bën ende më të fortë, jam e sigurt që ju nuk keni nevojë t’ia ndërroni fëmijës pelenat para se të dilni në skenë, e vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju fansat. Ju falënderoj shumë për përkrahjen në turneun ‘King Lori 2010’”, ka shkruar Loredana Zefi në Instagram.
Muaj më parë, reperja me prejardhje nga Ferizaj u vu në qendër të një skandali, pas akuzave nga një çifti zviceran për zhvatje parash në shuma të majme.
E njëjta çështje po vazhdon të trajtohet në gjykatë, dhe ende nuk ka dalë një verdikt final në lidhje me këtë. /Telegrafi/