Telegrafi

Përfundon raundi i parë i negociatave për lidhje të marrëveshjes për siguri sociale mes Maqedonisë dhe Rusisë

Raundi i parë i negociatave mes ekspertëve të Maqedonisë dhe Rusisë për lidhje të Marrëveshjes për siguri sociale mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës ruse u mbajt në periudhën prej datës 18 deri më 28 tetor të vitit 2016 në Moskë, Rusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, delegacionet e dy vendeve kanë këmbyer mendime për dispozitat ligjore në sferën e sigurimit pensional dhe shëndetësor, të drejtat në bazë të papunësisë, lëndime gjatë punës, sëmundje profesionale, si dhe të drejta në bazë të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë.

“Gjatë negociatave shqyrtohen dispozita nga projekt teksti i Marrëveshjes për bashkëpunim, në sferën e sigurisë social,e i propozuar nga ana e Rusisë”, thuhet në kumtesë.

Dy delegacionet janë dakorduar që raundi i dytë i negociatave të mbahet në mars të vitit 2017 në Shkup. /Telegrafi/