Me prezantim të rezultateve sot në Shkup zyrtarisht do të mbyllet projekti ‘Përforcim i kapacitetit administrativ për zbatim të legjislacionit në nivel qendror dhe lokal’ që e realizon Inspektoriati Shtetëror për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje financiare nga BE-ja përmes fondeve IPA, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në ngjarje fjalime përshëndetëse do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, drejtori i Inspektoriatit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Firus Memed, Martin Klauke nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni, ambasadori spanjoll Ramon Karansa dhe Peter Verhejen nga Ambasada e Holandës në Maqedoni. /Telegrafi/