Telegrafi

Përfundon projekti katërvjeçar ‘Të kultivojmë më shumë misër’

Në komunën e Mogilës sot do të rrumbullaksohet projekti katërvjeçar ‘Të kultivojmë më shumë misër’ që e realizoi Projekti i USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën prej 2013 deri 2016, ky projekt dhuroi 280 sisteme ‘pikë për pike’ në rajonin e Pellagonisë, Pollogut, Vardarit dhe në rajonin Verilindor dhe sipas vlerësimeve të fundit në këtë moment ka mbi 800 hektarë misër, të cilat ujiten me këtë sistem.

Me zbatimin e këtij sistemi, rendimentet e misrit janë dyfish ose trefish më të mëdha dhe nëse ky trend vazhdon, pritet që Maqedonia të prodhojë sasi të mjaftueshme të misrit që tërësisht ta zëvendësojë eksportin e misrit deri në vitin 2021.

Në këtë moment përmes këtij projekti janë krijuar rreth 900 vende të punës vetëm në nivel të fermave. /Telegrafi/