Telegrafi

Përfundon pjesa e parë: Shqipëria lojë të bukur dhe me raste, por pa gola

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Ukrainës dhe Shqipërisë e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Rasti i parë për gol në këtë sfidë i takoi pikërisht Shqipërisë të cilët në minutën e nëntë iu afruan golit me anë të Qazim Laçit.

Një tjetër mundësi të mirë shënimi e pati edhe sulmuesi Rey Manaj i cili në minutën e 28-të gjuajti jashtë portës.

Në skenë për Shqipërinë doli sërish Qazim Laçi i cili një harkim fantastik të Nedim Bajramit në minutën e 31-të nuk arriti që ta finalizojë me gol.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, Shqipëria po shtonte përpjekjet për gol duke rrezikuar në dy raste me anë të Kristjan Asllanit dhe Qazim Laçit i cili sot po duket i disponuar për lojë.

Asllani në minutën e 37-të pati një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës por portieri Trubin ia mohoi golin, ndërsa Laçi me stil u mundua që ta tund rrjetën por fatkeqësisht topi shkoi jashtë portës.

Mbetet të shihet se si do të paraqitet Shqipëria në pjesën e dytë, por nëse arrijnë ta mbajnë këtë ritëm dhe dëshirë për gol, atëherë tri pikët nuk duken larg në horizont./Telegrafi/