Portugalia po avancon me rezultat 2-0 ndaj Turqisë pas pjesës së parë me ndeshjen që po zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Portugezët e nisën më mirë takimin duke diktuar tempon e ndeshjes dhe duke mbajtur pothuajse gjatë tërë kohës posedimin e topit.
Golin e epërsisë ata e gjetën në minutën e 21-të me anë të Bernardo Silvës i cili shënoi për 1-0 duke e lënë pa ndonjë mundësi reagimi portierin turk.
Cristiano Ronaldo with a great dummy to fool the Turkey defence and leave Bernardo Silva alone for an easy finish. Excellent vision 🔥pic.twitter.com/Hym1jbG9d3
— LLF (@laligafrauds) June 22, 2024
Ky gol nuk mjaftoi dhe Portugalia e gjeti edhe të dytin vetëm disa minuta më vonë pas një autogoli të shënuar nga Samet Akaydin në minutën e 28-të.
Serdar Ali Çelikler abi, Mehmet Demirkol ve adını sayamayacağım herkes..
Ne oldu ya, 1 maçla Samet Akaydin için özür dilemekten falan bahsediyordunuz abi ne oldu?
Ulan kamera bile burada bir hata yapmazlar diye başka yere döndü. Bir baktık top ağlarda.pic.twitter.com/8uiCY5wkO0
— Rıdvan Aksu (@AksuTw) June 22, 2024
Rastin më serioz Turqia e pati në minutën e 31-të me anë të Kerem Akturkoglut i cili pas një aksioni individual arriti të bëjë një gjuajtje të rrezikshme e cila u prit nga Diogo Costa.
Duke marrë parasysh atë që pamë në pjesën e parë duket pothuajse e pamundur për Turqinë që ta rikthejë këtë ndeshje në avantazhin e tyre, megjithëse futbolli ka befasi dhe mbetet të shihet.
Në rast fitoreje Portugalia automatikisht do të siguronte kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në Euro 2024./Telegrafi/