Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Juventusit dhe Interit me rezultat 1-1 që po zhvillohet në kuadër të javës së 13-të në Serie A.
Ndeshjen më mirë e filluan Nerazzurët, që kishin një dominim të lehtë, por rasti i parë për gol u krijua nga vendasit.
Ishte minuta e 16-të e takimit kur Adrien Rabiot pasoi te Federico Chiesa, por që italiani goditi afër shtyllës së majtë.
VLAHOVIC GOAL 💥⚽️
— JuveFC (@juvefcdotcom) November 26, 2023
Zonja e Vjetër shënoi e para në derbi, me anë të Dusan Vlahovic, që u asistua prej Chiesas në minutën e 27-të.
Mirëpo, festa e tyre nuk zgjati shumë, pasi Marcus Thuram asistoi te Lautaro Martinez (33’) për rezultatin 1-1.
Duke se pjesa e dytë do të jetë edhe më e zjarrtë, duke parë ritmin e lartë të lojës që po zhvillohet nga dy ekipet. /Telegrafi/
https://twitter.com/centregoals/status/1728871922971353102