Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja nisi me dominimin e tanëve, që kishin posedimin e topit dhe rastet për gol.
Me kalimin e minutave, gjeorgjianët filluan të tregonin paksa nga loja e tyre, por pa ndonjë efekt.
Më pas, Shqipëria shko me të gjitha forcat në sulm, mirëpo sërish nuk kishte efekt.
Jasir Asani tentoi me specialitetin e tij, goditje nga distanca, ndërsa bllokohej nga mbrojtja mysafire.
Edhe Arbër Hoxha tentoi nga distanca, por që edhe ky nuk ia doli të tunde rrjetën e Gjeorgjisë.
Me gjasë në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke parë lojën me shumë raste që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. /Telegrafi/