Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave të ardhura nga Serbia

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Numri i votave të ardhura nga Serbia është rreth 3-mijë.

Kujtojnë se kundër këtyre votave që të numërohen ka dal Nisma Socialdemokrate, e cila edhe i ka larguar nga QNR vëzhguesit e saj.

Ndërkaq, koalicioni NISMA-AKR-PD, më herët kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR), të gjithë vëzhguesit.

Sipas tyre, KQZ-së që të ushtrojë mandatin kushtetues dhe të merr vendim të ndërpres këtë proces.

“Ky proces i numërimit të votave të jashtëligjshme dëmton vullnetin e 40 mijë votuesve të cilët kanë votuar koalicionin NISMA-AKR-PD”, tha ai.

Edhe VV ka reaguar ndaj verifikimit të fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, duke thënë se kjo është e patolerueshme kur dihet se zarfet me fletëvotime nga mërgata ende nuk janë trajtuar dhe se janë në pritje të përgjigjes për ankesën e dërguar në Supreme lidhur me këtë çështje.

E kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe.

Mustafa ka thënë se paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version