Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave për partitë në Tiranë

Rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë.

Nga 1,243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 për qind të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 për qind ose 15 mandate.

LSI merr 2 mandate ose 6 për qind të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 për qind.

Në total në të gjithë vendin janë numëruar 5198 kuti nga 5,199 gjithsej.

Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version