Telegrafi

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, rezultatet e kandidatëve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me publikimin e rezultateve, duke përfshirë: Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë e Rahovec, transmeton Telegrafi.

Votat që kanë marrë kandidatët në komunat e lartë cekura:

Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 74 vota, Mimoza Kusari Lila (LVV) 82 vota;

Drenas: Ramiz Lladrovci (PDK) 1 votë, Driton Ajazi (DD) 4 vota;

Istog: Bekë Berisha (AAK) 22 vota, Ilir Ferati (LDK) 48 vota;

Kaçanik: Jeton Raka (LVV) 19 vota, Besim Ilazi (PDK) 2 vota;

Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 19 vota, Esat Raci (PDK) 3 vota;

Lexo po ashtu Votimi nga diaspora - numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Fushë Kosovë: Enver Bajçinca ( LVV) 34 vota, Burim Berisha (LDK) 6 vota;

Kamenicë: Qëndron Kastrati (PSD) 37 vota,  Kadri Rahimaj (LVV) 108 vota;

Rahovec: Smajl Latifi (AAK) 13 vota, Visar Korenica (LVV) 43 vota;

Raundi i dytë i zgjedhjeve është mbajtur më 14 nëntor, ku KQZ kishte pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora. /Telegrafi/