Telegrafi

Përfundon numërimi i votave në Shtime: Kandidati i LVV-së në përparësi ndaj kryetarit aktual

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Tashmë në disa komuna është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Sipas të dhënëve të KQZ-së, në Shtime pas numërimit të gjitha votave të rregullta, do të ketë balotazh mes LVV dhe PDK.

Kandidati i LVV-së Qemajl Aliu do të shkojë në epërsi ndaj kryetarit akatual Naim Ismajli.

Rezultatet pas numërimit të 100% të votave:

Qemajl Aliu (LVV) – 5.840 vota apo 45,10%

Naim Ismajli (PDK) – 5.781vota apo 44,64%

Bedri Zeqiri (LDK) – 1.329 vota apo 10,26%

Numërimi i votave vazhdon për komunat tjera./Telegrafi/