Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Tashmë në disa komuna është përmbyllur procesi i numërimit të votave.
Sipas të dhënëve të KQZ-së, në Shtime pas numërimit të gjitha votave të rregullta, do të ketë balotazh mes LVV dhe PDK.
Kandidati i LVV-së Qemajl Aliu do të shkojë në epërsi ndaj kryetarit akatual Naim Ismajli.
Rezultatet pas numërimit të 100% të votave:
Qemajl Aliu (LVV) – 5.840 vota apo 45,10%
Naim Ismajli (PDK) – 5.781vota apo 44,64%
Bedri Zeqiri (LDK) – 1.329 vota apo 10,26%
Numërimi i votave vazhdon për komunat tjera./Telegrafi/